Frenohen largimet nga Korabi, vijnë 300 mijë dollarë nga USA

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Me fitoren e fundit ndaj Flamurtarit shtohen shpresat për mbijetesë tek Korabi.

Ka mjaftuar një ecuri e mirë në fundin e fazës së dytë për të rikthyer buzëqeshjen dhe besimin tek Korabi.

Skuadra nga Peshkopia ka rinisur të besoj se mbijetesa mes më të mirave të futbollit shqiptar mund të jetë e mundur.

300 mijë dollarë nga USA për skuadrën nga Peshkopia. Lajmi gjen konfirmimin nga burime të sigurta pranë drejtuesve të klubit. Donatorët nga Amerika kanë vendosur të paguajnë sërish dhe këtë rradhë pa u vonuar.

Një lajm të tillë e kanë mësuar edhe futbollistët e skuadrës apo dhe pjesëtarë të stafit të cilët kanë anulluar planet për një largim të mundshëm drejt një destinacioni tjetër.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.