Frikë nga helmimi, Serbia vjen me guzhinier me vete

0
SHPËRNDAJE

Federata serbe e futbollit duket se po përjeton një situatë mjaft të rëndë psikologjike. Kjo gjë ka bërë që ata të mendojnë shumë skenare të ndryshme për ndeshjen që do të luhet në “Elbasan Arena” Shqipëri-Serbi me 8 tetor. Një nga këto është edhe skenari i helmimit të lojtarëve me anë të ushqimit në hotelin ku skuadra serbe do të akomodohet pasi të mbërrijë në Shqipëri. Për këtë gjë ata do të marrin me vete edhe një guzhinier që do të gatuajë ushqimin për t’a, në mënyrë që të shmangin ndonjë situatë të pakëndëshme që mund të ndodhë. Natyrisht ata mund të mendojnë shumë gjëra, por kjo ishte vërtet e tepërt.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.