Frosinone pikë shprese, shkëlqen Ajeti

0
SHPËRNDAJE

Arlind Ajeti
Arlind Ajeti

Legjionarët/ Është luajtur ditën e sotme java e 30-të në Serie A, ku veç fitores së Juventus në derbin e Torinos, ra në sy edhe ndalesa e Fiorentinës ndaj Frosinones së Arlind Ajetit. Ndeshja mes këyre dy skuadrave u mbyll me rrjeta të paprekura, ku mbrojtësi i Kombëtares kuqezi ka zhvilluar një super paraqitje duke neutralizuar lojtarin më të rrezikshëm të Fiorentinës, Kalinic. Ajeti ka ndihmuar ekipin e tij të marrë një pikë shprese në luftën për mbijetesë që tashmë është më e hapur se kurrë. Arlind Ajeti është kthyer në një nga pikat më të forta të Frosinones dhe tashmë është lider në prapavijë në misionin që skuadra e tij ka për të siguruar mbijetesën.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.