FSHF diplomon me UEFA-A 35 kursantë

0
SHPËRNDAJE

kursiuefaa2015Federata Shqiptare e Futbollit bëri të ditur se 35 vetë merituan diplomën e trajnimit UEFA-A pas një kursi intensiv që zgjati plot gjashtë javë. Kursi u organizua nga Sektori i Edukimit në FSHF nën drejtimin e Astrit Maçit dhe Alban Tafajt. Disa prej emrave më të spikatur të botës sonë të futbollit që ishin të pranishem në këtë kurs janë Alban Bushi, Redi Jupi, Sajmir Malko, Nikolin Çoçlli, Armir Grima, Justin Bespalla, Xhevahir Kapllani, Julian Ahmataj, Kristaq Ciko etj. Morën pjesë edhe lektorë të huaj si Ferretto Ferretti dhe Renzo Ulivieri.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.