FSHF / Duka mbledhje urgjente me presidentët e klubeve të Superiores

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja / Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka ka thërritur me urgjencë presidentët e klubeve të Superiores për t’u takuar.

Mbledhja do të bëhet në mëngjesin e nesërm në orën 09:00. Sipas burimeve nga FSHF-ja, temë e diskutimeve do të jetë finalizimi i idesë për krijimin e Ligës Profesionsite në vend.

Së fundmi ka pasur takime mes presidentëve të klubeve të Superiores dhe kreut të institucionit numër një të futbollit në vend.

Nga klubet, përkrahet ideja e krijimit të kësaj lige, pasi ato do të jenë më të pavarura, do të menaxhojnë më mirë të ardhurat, si edhe do të kenë të drejtën që të vendosin vetë për çdo lloj çëhtjeje, nga arbitrat deri ato financiare.

Për më tepër që edhe FSHF mbështet këtë iniciativë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.