FSHF, filloi liçensimi i klubeve për edicionin 2017-2018. Ja kriteret

0
SHPËRNDAJE


Në FSHF, në sektorin e liçensimit të klubeve sapo ka përfunduar proçesi i dorëzimit të dokumentave të kriterit financiar nga ana e klubeve (Aplikantë për liçensë), si pika më e rëndësishme (në të cilën klubet kanë më shumë probleme).

Ekspertja kontabël e këtij kriteri pasi ka marrë në dorëzim të gjithë dokumentacionin e paraqitur nga sektori i licensimit, ka filluar kontrollin e të gjithë materialeve të paraqitura nga ana e klubeve dhe në përfundim te proçesit të evidentimit të të gjitha të dhënave dhe kontrollit të tyre do të paraqesë për sejcilin klub komentet përkatëse (mangësitë), apo (korrektesën) e tyre, bashkëngjitur edhe me komentet përkatëse për secilin aplikant për liçensë.

Në vijim, pasi të gjitha dosjet me dokumentat përkatëse të jenë rikthyer në sektorin e liçensimit të klube atëherë materialet do ti kalojnë përsëri ekspertit financiar pranë komisionit të liçensimit të klubeve, i cili do të bëjë edhe një herë një rikontroll të te gjithë dokumentacionit të paraqitur nga ana e klubeve (si një filtër të dytë) dhe në përfundim të kontrollit do të japë verdiktin përfundimtar, duke përcaktuar përfundimisht se cilët nga klubet (aplikantë për liçensë) e plotësojnë këtë kriter, dhe cilët jo.

Me përfundimin e verifikimit të dokumentave të kriterit financiar të gjitha konkluzionet e paraqitura nga ekspertët e kritereve (atij Sportiv, të Infrastrukturës, Administratës dhe Personelit, Financiar dhe kriterit Ligjor) do ti paraqiten Komisionit të Liçensimit të klubeve i cili do të japë përfundimisht verdiktin për marrjen ose jo të licensës për sejcilin klub (Aplikant për license) për edicionin 2017-2018!

S'KA KOMENTE

Comments are closed.