FSHF-Flamurtari, 1-0

0
SHPËRNDAJE
Loading...

14956596_1244733372268849_1103037055188643518_n

FSHF-Flamurtari 1-0.

Vetëm pak ditë pas përplasjes së radhës mes Flamurtarit dhe FSHF, këtë radhe vjen edhe goli…

Skuadra vlonjate është dënuar me minus 6 pikë, që i zbriten nga renditja për shkak të borxheve të pashlyera ndaj lojtarëve. Kjo ishte një situatë e krijuar kohë më parë dhe drejtuesit e Flamurtarit ishin paralajmëruar, por kundërshtuan të paguanin.

Tashmë atyre do t’u hiqen 6 pikë nga renditja duke i futur në një kaos total, pasi tashmë janë në vendet e fundit të renditjes. Ky nuk është rasti i parë për Flamurtarin që dënohet nga FSHF pikërisht për çështjen e borxheve ndaj ish lojtarëve.

Por, edhe pse i’u hoqën 6 pikë nga klasifikimi, skuadra e Flamurtarit tashmë rrezikon akoma më shumë. Në mbledhjen e sotme nga Komisioni i Disiplinës ku u mor vendimi për pikët, në drejtim të skuadrës vlonjate është bërë edhe një tjetër paralajmërim i fundit.

Flamurtari është paralajmëruar se në rast se nuk do të shlyejë detyrimet që ka ndaj ish-lojtarëve dhe trajnerëve brënda 12 ditësh, atëhere do të zbresë automatikisht një kategori më poshtë duke u larguar nga Superiorja.

Një ultimatum tjetër ky i bërë nga FSHF, teksa tashmë mbetet të shihet se çfarë do të bëjë Sinan Idrizi. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.