FSHF inspekton fushën “Reshit Rusi”

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja/ Mesditen e së enjtes kanë qënë në Shkodër për të inspektuar punimet e bëra në fushë sportive “Reshit Rusi” përfaqësuesit e FSHF-së, Lysien Nurishmi dhe Klejdi Tomorri. Ata kanë mbetur të kënaqur nga punimet e bëra, megjithatë kanë lënë edhe disa detyra për t’u realizuar ditët në vijim, detyra këto që do të plotësohen nga K.F Vllaznia.
image
Edhe administratori Neritan Kalamishi ka folur për këtë gjë: “Jemi të bindur se do t’i luajmë ndeshjet në stadiumin “Reshit Rusi” sepse ai ka marrë tjetër pamje. Perfaqesuesit e FSHF-së na kanë lënë edhe 2-3 detyra për t’i realizuar dhe besoj se deri të hënën apo te martën ato të jenë kryer. Shpresoj shumë që me Skënderbeun të luajmë në këtë fushë.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.