FSHF-ja cakton datën e Kamza – Besëlidhja

0
SHPËRNDAJE

Kategoria e Parë / Pas vendimit të Komisionit të Apelit që rrëzoi kërkesën e Besëlidhjes për të marrë fitoren në tavolinë me Kamzën, është vendosur edhe se kur do të luhet kjo përballje që përcakton skuadrën tjetër që do të garojë sezonin e ardhshëm në Superiore.

Kështu, federata ka vendosur që ndeshja të luhet të hënën prej orës 16:30, në stadiumin e Kamzës. Tashmë mbetet për t’u parë nëse do të shfaqen të njëjtat problematika si në ndeshjen e parë, kur policia nuk mori përsipër garantimin e rendit

KATEGORIA E PARË – JAVA 28

E hënë, më 22 maj, ora 16:30
Stadiumi “Fuat Toptani”, Kamzë

Kamza – Besëlidhja

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU