FSHF-ja paralajmëron përsëri

0
SHPËRNDAJE
Loading...

fshf-nd-euml-rron-logon-e-humb-identitetin-komb-euml-tar_hdFederata Shqiptare e Futbollit, kërkon të tërheqë vëmendjen e klubeve shqiptare të futbollit, opinionit dhe medias, në lidhje me proçesin e liçensimit për sezonin 2016-2017.

Duke e konsideruar këtë proçes, si një nga prioritetet më të rëndësishme të punës së saj, nëpërmjet Sektorit të Liçensimit, FSHF kërkon bashkëpunimin e ngushtë të të gjitha subjekteve. Qëllimi i liçensimit të tyre, sipas kërkesave të UEFA-s ka si objektiv rritjen dhe përmirësimin e standarteve të menaxhimit e organizimit të klubit si një strukturë dhe vendosjen e prioriteteve. Në këtë mënyrë mund të sigurohet një nivel i përshtashëm menaxhimi dhe organizimi, standartizohet infrastruktura, për të krijuar kushte të përshtatshme për lojtarët spektatorët e median dhe garantohet trajnimi dhe përkujdesja për talented e reja. Nëpërmjet tij, kryhet edhe monitorimi i respektimit të rregullave financiare në kompeticione.

Plotësimi i dokumentacionit përkatës për këtë proçes, sipas njoftimit që klubet kanë marrë në muajin maj më datë 19, duhet të përfundojë më datë 15 korrik.

FSHF njofton se është riformatuar Komisioni i Liçensimit, i cili ka nisur menjëherë nga puna dhe do të ndjekë nga afër këtë proçes. Ai, do të miratojë dokumentacionin e plotësuar. Gjithashtu, shumë shpejt, do të nisë edhe inspektimi në terren nga ana e Sektorit të Liçensimit.

Federata Shqiptare e Futbollit kërkon të informojë klubet, opinionin sportiv dhe mediat, se e quan shumë të rëndësishëm, formalizimin e futbollit shqiptar. Vetëm në këtë mënyrë, futbolli do të garantojë të ardhmen dhe vazhdimësinë e rezultateve positive dhe do të ketë objektiva të qarta për të ardhmen.

Klubet, si një hallkë tepër e rëndësishme në zinxhirin sportiv, duhet të ndërgjegjësohen, se ky proçes, duhet të vlerësohet maksimalisht dhe për këtë kërkohet bashkëpunimi i tyre maksimal. FSHF, garanton asistencë maksimale në mënyrë që gjithçka të realizohet në parametrat e kërkuar dhe sipas standarteve të vendosura nga UEFA/fshf.org

S'KA KOMENTE

Comments are closed.