FSHF-ja sqaron Partizanin për borxhin

0
SHPËRNDAJE
Loading...

FSHFNjë sqarim i detajuar për Partizanin. Dalja e tij publike para pak ditësh për të folur në lidhje me fondin e solidaritetit, nuk ka shuar polemikat në klubin e kuq, ndaj drejtori i Sektorit të Licensimit dhe projekteve në FSHF Kejdi Tomorri ka dalë me një komunikatë zyrtare në faqen e Federatës për të vënë përfundimisht pikat mbi I në lidhje me këtë cështjepër sa i përket administrimit të klubit nga Presidenti aktual Gazment Demi duke sqaruar se Partizani nuk po shlyen asnjë borxh nga Presidentët e mëparshëm.

Në të sqarohet se, nga sezoni 2014-2015 fondi i solidaritetit të Uefas për Partizanin ka qenë në shumën e 23 913 eurove. Kjo shumë me kërkesën e klubit të kuq i është bashkuar projekteve të tjera për ndërtimin e një fushe me bar artificial. Investimi i parashikuar në total për të është 250 mijë euro, dhe përvec punimeve përgatitore që kryhen nga vetë Partizani, tapeti artificial dhe shtrimi i tij, një investim në shumën e 180 mijë eurove mbulohet nga fondi i solidaritetit dhe projekti Hat Trick.

Për sa i përket të njëjtit fond për sezonin 2015-2016,  54 035 eurot që i përkasin Partizanit, i janë vënë në dispozicion vetë klubit duke e njoftuar me shkresë zyrtare për këtë cështje. Vec të tjerash FSHF nëpërmjet Drejtorit të Licensimeve kujton se para këtyre viteve klubit nuk i është akorduar fond solidariteti pasi nuk ka qenë pjesë e Kategorisë Superiore duke sqaruar njëkohësisht se administrimi aktual i Partizanit nuk po shlyen asnjë borxh nga e kaluara.

Nëse i referohesh shifrave të bëra publike nga FSHF për 3 vjecarin e fundit llogaritë janë të thjeshta, Partizani ka përfituar shumë më tepër se sa fondi i solidaritetit, 180 mijë euro, me fondin e vitit 2014-2016  prej rreth 24 mijë eurosh që është vënë në dispozicion për këtë investim të rëndësihëm në Kompleksin e ri të të kuqve natyrisht duke ju bashkuar edhe Projektit Hat Trik për të garantuar shumën e nevojshme/Supersport

S'KA KOMENTE

Comments are closed.