FSHF, masa shumë të rrepta për ndeshjet e Kombëtares

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Federata Shqiptare e Futbollit informon të gjithe opinionin publik se për të ndjekur ndeshjen Shqipëri – Portugali do të fillojë zbatimin e një protokolli sigurie të niveleve më të larta.
image
Biletat për këtë ndeshje dhe për të gjitha ndeshjet e tjera në vijim do të shiten të personalizuara me emër dhe mbiemër të mbajtësit në çdo biletë. Të gjithë tifozët e pajisur me biletë duhet të shkojnë në stadium patjetër të pajisur edhe me një dokument identifikimi që duhet të jetë karte identiteti ose pasaportë biometrike.

Në çdo hyrje të stadiumit do të ketë kontroll të rrepta për verifikimin e dokumentit të identitetit dhe në rast mospërputhjeje midis emrit në biletë dhe dokumentit të paraqitur personat nuk do të lejohen të futen në stadium.

Përsa më lart është një masë shtesë sigurie por edhe për të parandaluar fenomenin e njohur si “treg i zi” dhe problematika të tjera që jane në dëm të publikut dhe mbështetësve të futbollit.

Shpresojmë dhe urojmë që të kemi mirëkuptim dhe bashkëpunim në shkallë sa më të gjërë për të patur në të ardhmen ndeshje futbolli sa më të kontrolluara dhe të garantuara dhe një organizim më të mirë dhe efikas.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.