FSHF nderon De Biasin dhe shumë figura të futbollit shqiptar

0
SHPËRNDAJE

FSHF/ Në asamblenë e zakonshme të Federatës Shqiptare të Futbollit të zhvilluar ditën e sotme janë nderuar shumë figura të njohura të futbollit shqiptar. Vlerësim me titullin “Nderi i Kombit në Futboll” ka marrë trajneri italian i kombëtares sonë, Gianni De Biasi. Ai është vlerësuar për kualifikimin historik në finalet e “Euro 2016”.

Asambleja e Zakonshme e FSHF
Asambleja e Zakonshme e FSHF

Gjithashtu me titullin “Nderi i Kombit në Futboll” është nderuar edhe një legjendë e këtij sporti si Refik Resmja. Çmime të tjera, të dhëna nga FSHF-ja në Asamblenë e Zakonshme të ditës së sotme janë edhe: Mikel Janku (Nderi i Futbollit Shqiptar), Sokol Kushta (Nderi i Futbollit Shqiptar), Shkëlqim Muça (Legjenda e Futbollit Shqiptar), Ylli Shehu (Legjenda e Futbollit Shqiptar), Andrea Marko (Titull Mirënjohjeje), Krenar Alimehmeti (Titull Mirënjohjeje).

S'KA KOMENTE

Comments are closed.