FSHF në pritje të vendimit zyrtar nga Bashkia Shkodër

0
SHPËRNDAJE

ke_2016

FSHF do të mirëkuptojë çdo vendim të Bashkisë Shkodër në lidhje me menaxhimin e stadiumit. Oferta e FSHF ka mbërritur tek këshilltarët dhe te kryebashkiakja Ademi dhe FSHF po pret vetëm vendimin e tyre. Siç mëson minuta90.com, për presidentin Armando Duka, e rëndësishme është që të mirëmbahet stadiumi me apo pa mbështetjen e tyre.

Ndërsa, kryebashkiakja Ademi thotë se stadiumi merret në dorëzim vetëm kur të jetë i përfunduar por sipas numrit 1 të FSHF investimi është i plotë. Sipas burime të sigurta të minuta90.com, presidenti Duka garanton se shumë shpejt do të shtrohet edhe pista e tartanit.

Deri më tani Bashkia Shkodër nuk ka dhënë asnjë sqarim zyrtar për këtë çështje. Në fillim ishin vetë ata që deklaruan se kostoja e mirëmbajtjes së stadiumit për 1 vit arrin deri në 200 mijë euro dhe është e papërballueshme për ta ndërsa në krahun tjetër nuk mbajnë asnjë qëndrim.

Vetë FSHF ka ofruar nje kontratë 10-vjeçare për menaxhimin e tij ku ajo do të ketë përgjegjësi të gjitha shpenzimet e stadiumit dhe organzimin e ndeshjeve ndërsa do t’i dorëzojë Bashkisë, 40% të biletave të Vllaznisë. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.