FSHF reflekto, futbolli nuk është opera!

0
SHPËRNDAJE

epa04446846 A brawl between players on the pitch before the UEFA EURO 2016 group I qualifying soccer match between Serbia and Albania is suspended in Belgrade, Serbia, 14 October 2014. EPA/KOCA SULEJMANOVIC

 

Me shumë polemika po shoqërohet pragsfida tepër e pritur nga shqiptarët midis dy kombëtareve Shqipëri-Serbi. Në fakt ka që në momentin e hedhjes së shortit dhe deri sot që po flasim që gjithkush, cdo shqiptar,anëkënd botës, priste me padurim këtë sfidë. Por tani më kollaj gjenë ujë në mes të shkretëtirës, se sa një biletë të parë ndeshje e “Elbasan Arenës”. A ka të drejtë Federata Shqiptare e Futbollit të zhvilloj një stradegji të tillë për të dërguar në stadium vetëm të kollarisurit dhe ultrasit apo ata tifozë që me të vërtetë e dashurojnë kombëtaren, futbollin dhe s’kanë lënë cep të Botës pa ndjekur hap pas hapi kombëtaren kuqezi, kanë mbetur pa biletë. Në fakt në njërin krah është e drejtë të druhemi për trazira të mundshme, sepse mund të ndëshkohemi, por në krahun tjetër stadiumi është foleja e tifozëve. Albania fansPresidenti Armand Duka dhe askush tjetër pjesë e FSHF-së s’kanë të drejtë të quajnë kombëtaren pronë private, nëse dikush e quan të tillë gabohet rënd. Nëse z. Duka kthen pak kokën pas tek sa këta tifozë pritën kombëtarën dhe heronjtë e saj në orën 04:00 të mëngjezit në Aeroportin “Nënë Tereza”, u quajtën të mrekullueshëm. Tani quhen “rrugacë”, planprishës, vandal, banditë, huligan. Dicka të tillë në fakt se tha me gojë askush në FSHF, por veprimet e tyre lidhur me mospajisjen me biletave të ultrasve apo tifozëve të vertetë të kombëtaren e tregon më së miri respektin për këtë zhaner të tifozerisë. Stadiumi nuk është opera, as teatër. Tifozët kanë pjesën e tyre të bukurisë.
belgrade-ultras-1413394041Më mirë të luajmë me dyer të mbyllura, se sa të torturohet në këtë mënyrë shpirti i një tifozi. Është njësoj si të lësh një nënë jashtë maternitetit tek sa fëmija e saj gjendet brënda tij. E njejtë është edhe dashuria e tifozëvë për kombëtaren kuqezi dhe dicka të tillë ata e kanë treguar me vepra. Dashuria e tyre nuk është e lidhur me interesin, me përfitime financiare, apo me poste të ndryshme të vendeve të punës. Ata kanë qenë pran kombëtares në cdo moment dhe sot më shumë se kurrë nuk meritojnë të braktisen nga një federatë që po e konverton në një sallë operash “Elbasan Arenën”. kombetarjaA mund t’i thuash Kastriot Tushës nuk lejohesh në Pallatin e Koncerteve për të ndjekur një shfaqje? A mund të ndalosh Inva Mulën të shikoj një spektakël operistik? E njejtë është edhe të ndalësh një ultras të shikoj një ndeshje futbolli. Do të ishim kurioz të shikonim një herë z. Duka të qendronte jashtë stadiumit tek sa kombëtarja luante? Si do të ndihej ai? Ndaj dhe duke e kthyer për disa sekonda të vetme “thikën” nga vetja, Duka dhe stafi i tij duhet të reflektojnë për këta tifozë. Ndryshe atë që sot me mund e kemi krijuar, do të “avullojë” shumë shpejtë. Pasi tifozët nuk janë punonjës të Dukës, të cilët mund të veprojnë me urdhërat e tij. Tifozët udhëhiqen nga kushtrimi i zemrës, i gjakut kuqezi, i shpirtit të tyre që edhe në varr do të kërkoj pran një shall kuqezi. Kjo është dashuria e vërtetë e kombëtares, jo ajo e disa VIP-ave të cilët vijnë në stadium për hall apo mendjemadhësi, futen dhe dalin pa kuptuar asgjë, pa përjetuar asnjë emocion, a thua janë tek dentisti! 457245904Kollaret, intrigrat, përfitimet, xhelin e flokëve, parfumin ia lemë atyre që i pëlqejnë ato. Stadiumi, shalli kuqezi, atmosfera e cmëndur i përkasin të tjerë njerëzve. Por kur kërkon që gjellës t’i hedhësh sheqer, atëherë më pas do të ndihesh edhe shijen pa kuptim të cfarë ke gatuar vetë më parë. z Duka mendo për tifozët kuqezi, reflekto sa nuk është von! Stadiumi nuk është Kinema, Opera apo Teatër. Pak “rrëmujë” dhe tym në stadium nuk i bëjnë keq asnjëriu, fundja atje ju parakaloj tulla, karrigia, stola dhe cfarë ata mundën t’ju lëshojnë mbi kokat tuaja. Pyesni një herë kapitenin Lorik Cana në emër të të gjithë grupit se si ata ndihen pa tifozët kuqezi në krah? Sigurisht, përgjigjen mos e bëni publike, por thjeshtë reagoni sa të jeni në kohë. Hapni dyert për fansët kuqezi. Në të kundërt emërojeni “Opera Arena”!

S'KA KOMENTE

Comments are closed.