FSHF rrëmujë me oraret e Superiores. Ja kur luhen Java e 10-të dhe 11-të

0
SHPËRNDAJE

Si gjithmonë, Federata Shqiptare e futbollit i ndryshon disa herë datat dhe oraret e ndeshjeve në Superiore, duke sjellë rrëmujë për të gjitha skuadrat dhe stafet e tyre teknik.

Në njoftimin e parë për ndeshjet e javës së 10-të, 3 ndeshje ishin parashikuar të mërkurën dhe dy të enjten, por së fundi është spostuar me një ditë edhe Flamurtari-Skënderbeu, që nuk luhet të mërkurën, port ë enjten.

Edhe për ndeshjet e javës së 11-të të kampionatit ka ndryshim datash, pasi ndeshja Luftëtari-Laçi luhet të hënën, ashtu si Kukësi-Partizani. Tri ndeshjet e tjera luhen të dielën.

 

Java e 10-të

15.11.2017, ora 14:00

Luftëtari-Teuta

Vllaznia-Lushnja

16.11.2017, ora 14:00

Laçi-Partizani

Kamza-Kukësi

Ora 17:00

Flamurtari-Skënderbeu

 

Java e 11-të

19.11.2017, ora 14:00

Lushnja-Flamurtari

Ora 17:00

Teuta-Vllaznia

Skënderbeu-Kamza

20.11.2017, ora 14:00

Luftëtari-Laçi

Kukësi-Partizani

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU