FSHF siguron tifozët se nuk do të kenë probleme me biletat në Elbasan

0
SHPËRNDAJE

ilir-shulku

Tifozët nuk do të kenë asnjë problem lidhur me biletat pavarësisht zhvendosjes së ndeshjes së Kombëtares në Elbasan. FSHF informon me anë të një komunikate për shtyp sqaron sesi duhet të veprohet.

Zhvendosja e stadiumit për ndeshjen e Kombëtares do të kalojë pa asnjë pasojë për ta, theksojnë në FSHF. Gjithashtu, në videon e mëposhtme, sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku, sqaroi sesi do të veprohet që biletat e blera në “Loro Boriçi” të mos shkojnë kot.

Gjithsesi, duket se ata që kanë blerë bileta në Shkodër nuk do të mund t’i kthejnë ato. Shulku, ndërkaq, ka besim se atmosfera në “Elbasan Arena” do të jetë më e mira.

Shqetësim i madh i FSHF është edhe për sjelljen e një pjese të tifozëve. Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.