FSHF sqaron problemin për biletat e blera online

0
SHPËRNDAJE

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë një deklaratë përsa i përket bileta e on-line që janë blerë nga tifozët. Drejtuesit e instuticionit më të lartë deklarojnë se biletat janë të garantuara dhe se nuk ka vend për panik. Ja deklarata e tyre e plotë:

“Federata Shqiptare e Futbollit, sqaron të gjithë sportdashësit që kanë blere bileta on-line, për ndeshjen Shqipëri -Portugali që do të luhet të hënën më 7 shtator, ora 20.45 në Stadiumin “Elbasan Arena”, se ato janë të garantuara 100 %.
Ky njoftim, bëhet për shkak të një shqetësimi në rritje të sportdashësve të përcjellë në rrjete sociale, nëpërmjet e-maileve dhe shumë telefonatave, që kanë mbërritur gjatë këtyre ditëve në institucionin e futbollit.”

“Edhe njëherë tjetër Federata Shqiptare e Futbollit, garanton blerësit on-line të biletave, se të gjithë ata persona, që janë pajisur me biletë kundrejt kushteve te blerjes online te pasqyruara në faqe në momentin e blerjes dhe kanë marrë biletën elektronike në adresën personale të emalilit, nuk kanë asnjë arsye për t’u shqetësuar. Ata mund të paraqiten në stadium ditën e ndeshjes me biletën elektronike të printuar dhe duhet që patjetër të jenë të pajisur edhe me një dokument identifikimi i cili mund të jetë Kartë Identiteti ose Pasaportë Biometrike.”

Federata Shqiptare e Futbollit

S'KA KOMENTE

Comments are closed.