FSHF super nismë për moshat. Starton “Kampionati i Ekipeve Përfaqësuese Rajonale”. Ja kalendari

0
SHPËRNDAJE
loading...


FSHF në bashkëpunim me zyrat rajonale do të ngrejë sot siparin e një gare të përbashkët siç do të jetë “Kampionati i Ekipeve Përfaqësuese Rajonale” për moshat.

Ndeshjet do të zhvillohen në disa qytete të vendit, sipas një grafiku të caktuaar, ku skuadrat e përfaqësueseve do të jenë ato të: Tiranës, Durrësit, Fierit, Shkodrës, Elbasanit dhe Korçës.

Shefi i Zyrës së Ekipeve Kombëtare, Dritan Babamusta, tregoi se si lindi ideja për realizimin e këtij kampionati dhe sa do të zgjasë.

“Ishtë një ide e cila po përpunohej në fakt prej disa kohësh, nisur edhe nga fakti i një përfaqësimi dhe shtrirje masive të futbollistëve të këtyre zonave në të gjithë Shqipërinë.

Duke qenë se, gjatë gjithë vitit janë kryer fazat e seleksionimit, dhe më pas çdo ditë të hëne stërvitjet për çdo zonë, menduam dhe ideuam edhe startin e një kampionati të tillë që do të kthejë emocionet e këtyre moshave për 15 ditë në të gjithë Shqipërinë.

Një pjesë e ndeshjeve do të transmetohen edhe në platformën Supersport, në një kohë që FSHF ka marrë të gjitha masat për këtë kampionat. Moshat tashmë do të kthehen sërish në fushë, por këtë radhë në një garë mes tyre.

Do të luhet në stadiume dhe rivaliteti do të jetë realisht I madh, sikundër edhe interesi i fëmijëve për këtë lojë magjike si futbolli”,- shtoi Babamusta. Në ditën e sotme, në javën e parë do të luhen respektivisht tre ndeshje: Në Elbasan, në Shkodër dhe në Fier, për tre moshat respektive, U-13, U-15 dhe U-17. Më poshtë edhe grafiku I ndeshjeve për ditën e sotme.

Java e Pare Dt.15.06.2017

1. Tirana – Elbasani “Elbasan Arena” Mosha U17 ora 18:00

Mosha U15 ora 19:30

Mosha U13 ora 16:30

2. Durresi-Shkodra “Loro Borici” Mosha U17 ora 18:00

Mosha U15 ora 19:30

Mosha U13 ora 16:30

3. Fieri – Korca “Loni Papuciu” Mosha U17 ora 17:30

Mosha U15 ora 19:00

Mosha U13 ora 16:00

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU