FSHF/ Topa falas për të gjithë. Ja kush përfiton nga projekti “Topi yt”

0
SHPËRNDAJE

FSHF ka nisur një projekt të ri që të gjitha skuadrat e futbollit në Shqipëri të kenë një top. Inciativa më e re “Topi Yt”  në fakt për momentin mbulon vetëm 95 për qind të klubeve shqiptare nga U 17 Rajonale deri në Kategorinë Superiore.

Të gjitha klubet që janë të regjistruara, dhe të federuara në të gjitha garat kombëtare të FSHF-së janë pajisur tashmë me topa falas. Projekti i topave është lancuar në muajin qershor dhe klubet më pas sipas një grafiku të caktuar kanë vijuar me tërheqjen e tyre.

Klubet e Kategorisë Superiore, Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë kanë marrë sipas plan-shpërndarjes nga 40 topa secili, teksa të rinjtë e kampionateve U-17 dhe U-19 superiore dhe të parë së bashku me skuadrat e femrave kanë marrë nga 30 topa secili.

Nga projekti kanë përfituar plot 750 skuadra. 158 prej tyre janë ekipet e para, skuadrat e të gjitha grupmoshave, futbolli i femrave dhe ai i sallave. Kjo ka bërë që 5180 topa të shpërndahen pa pagesë, sipas kritereve të vendosura nga FSHF.

Kuotat e shpërndara në klube

10 klubet e Superiores                                    40 topa

20 klubet e Kategorisë së Parë                         40 topa

26 klubet e Kategorisë së Dytë                         40 topa

20 klubet e U-19 Superiore                              30 topa

20 klubet e U-19 Kategoria e Parë                    30 topa

20 klubet e U-17 Superiore                              30 topa

20 klubet e U-17 Kategoria e Parë                    30 topa

10 Skuadrat e futbollit të femrave                    30 topa

6 skuadrat e U-15 rajonale                              20 topa

6 skuadrat e U-17 rajonale                              20 topa

 

ZYRAT RAJONALE – SHPËRNDARJA

40 skuadrat e U-7                                          10 topa

59 skuadrat e U-9                                          10 topa

125 skuadrat e U-11                                      10 topa

164 skuadrat e U-13                                      20 topa

136 skuadrat e U-15                                      20 topa

68 skuadrat e U-17                                        20 topa

34 skuadrat e U-19                                        20 topa

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU