FSHF vazhdon “luftën” me Tifozat kuqezi

0
SHPËRNDAJE

Tifozëve kuqezinj nuk u lejohet të futin brenda stadiumit asnjë baner, të përgatitur prej tyre. Kjo gjë ka shkaktuar pakënaqësi dhe, madje, përplasje në dyert e stadiumit. Kontrollorët dhe forcat e sigurisë po i kalojnë në “sitë” të gjithë mbështetësit e kombëtares shqiptare, duke ua hequr pa përjashtim banderolat e ndryshme. U lejohet të kenë me vete vetëm shallin apo flamurin kuqezi. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije për “telesport.al” se kjo është një kërkesë e FSHF-së, e paraqitur pranë Federatës Austriake të Futbollit. imageZyrtarë të kësaj të fundit, të pyetur për këtë “krehje” të tifozëve shqiptarë nga banderolat në hyrje të “Ernst Happel Stadium” thanë se kjo gjë nuk është një “shpikje” e tyre, por është kërkuar nga pala shqiptare. Nuk bëhet fjalë për një “skanim” të banderolave me mbishkrime raciste apo kombëtariste, por për çdolloj baneri. Kjo i ka irrituar tifozët kuqezinj, të cilët shikojnë në këtë kërkesë të FSHF-së vijimin e luftës së shpallur mes tyre, që me krijimin e “fan-club”-it të kombëtares nga vetë qeveria jonë e futbollit. Kur kanë marrë vesh se kjo gjë është kërkuar nga FSHF-ja, e cila, sipas gjasave do të evitojë ndonjë baner kundër saj, kundër drejtuesve, shfryrja e dufit ka qenë maksimale. /TeleSport/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.