FSHF vazhdon seleksionimet e moshave

0
SHPËRNDAJE

FSHF/ Seleksionime të reja për kandidatët e ekipeve kombëtare të Shqipërisë. Këtë herë Drejtoria e Ekipeve Kombëtare në FSHF, ka përgatitur një plan pune për të ndjekur nga afër kandidatët e datëlindjes 2002. Këto seleksionime do të zhvillohen në Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare në Kamëz në datat 8, 9 dhe 10 mars. Më datën 8 mars, në ditën e parë të aktivitetit do të marrin pjesë kandidatë nga Zona Tiranës dhe e Korçës. imageNë ditën e dytë nga zona e Fierit dhe Durrësit. Dita e tretë do të jetë edhe më intensivja sepse do të vëzhgohen nga afër kandidatë të zonave të Shkodrës, Elbasanit dhe nga Kosova. Përbërja e grupit të punës për këtë seleksionim është: Giani De Biassi trajner i ekipit kombëtar A, Paolo Tramezzani ndihmës, Redi Jupi trajner i ekipit kombëtar shpresa, Arjan Bellai trajner i ekipit kombëtar U-19, Dzemal Mustedanagiç trajner i ekipit kombëtar U-17 dhe Denis Lilo nga Drejtoria e Ekipeve Kombëtare. Këto seleksionime do të nisin çdo ditë në orën 10.00.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.