Fukui i pavendosur, kërkon kohë për të ardhmen

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Duket se bë merkaton verore të futbollistëve do të ketë një tjetër çështje të nxehtë, pikërisht ajo e Masato Fukuit. Pas lajmit të djeshëm se japonezi dhe klubi bardheblu nuk kishin gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës, “Minuta90.com” zbulon se Fukui ka kërkuar kohë të mendohet përpara se të vendosë për të ardhmen.

Masato Fukui në stërvitje
Masato Fukui në stërvitje

Burime të sajtit tonë pranë lojtarit shprehen se ai tashmë është i pavendosur për të bërë zgjedhjen e tij. Fukui do të vendosë se ku do të luajë në sezonin e ardhshëm pas takimit me Flamurtarin dhe Tiranën. Kujtojmë që Masato Fukui ishte një nga lojtarët me të dalluar të sezonit në Shqipëri.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.