Fundjava e dështimeve të mëdha (video)

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Ka qenë një e dielë e karakterizuar nga dështime të mëdha nga disa skuadra pretendente dhe me një disnivel të madh nga kundërshtarët me të cilët u ballafaquan.

Kështu, Juventus u shokua nga Genoa teksa kur kronometri shënonte  ’29 rezultati ishte 3-0 për xhenovezët ndërsa vetëm një goditje standarte e Pjanic në të dytën ishte më e shumta që bardhezinjtë mundën të bënin duke humbur 3-1.

Në Spanjë ndalet Barcelona, vetëm 1-1 në fushën e Sociedad me vendasit që kaluan të parët në epërsi ndërsa pak minuta më pas barazonte Messi, por vetëm kaq. Tashmë Real është gjashtë pikë larg.

Në Angli tjetër dështim i Manchester United që në shtëpi nuk shkoi përtej një barazimi ndaj West Ham teksa Pogba dhe Ibrahimovic kombinuan bukur për të barazuar golin e Sakho por vetëm kaq.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.