Fundjava: Ja axhenda e miqësoreve për skuadrat e Superiores

0
SHPËRNDAJE


Miqësore/ Fundjava do të sjellë miqësore të tjera për ekipet e Superiores dhe pritet që këto të jenë të fundit, pasi javën e ardhshme nis kampionati.

Gjashtë skuadra zbresin në fushën e blertë dhe vetëm Kukësi, Partizani e Teuta nuk do të zhvillojnë miqësore. Durrsakët kanë programuar një triangolare me Besën dhe Trepçën, pasi për herë të parë do të zhvillojet trofeu “Pascucci”.

Kështu, të shtunën Laçi do të përballet për të dytën herë me Kamzën, ndërkohë që vjen koha që edhe Skënderbeu të zhvillojë një miqësore në vend dhe përballë korçarëve do të jetë Pogradeci.

Vllaznia do të udhëtojë drejt Tuzit për t’u përballur me Deçiçin, ndërsa Lushnja do të luajë me Orikun. Luftëtari pret Bylisin, ndërkohë që të dielën Flamurtari luan në Fier me Apoloninë.

Miqësore – E shtunë, më 2 shtator
Oriku-Lushnja
Skënderbeu-Pogradeci
Kamza – Laçi
Deçiç – Vllaznia
Luftëtari – Bylis

E diel, më 3 shtator
Apolonia – Flamurtari

S'KA KOMENTE

Comments are closed.