Fundjava nis me fitoren e Trepçës ’89 (video)

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Trepça’89 fitoi në ndeshjen hapëse të javës së 26-të, duke e mposhtur Gjilanin në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, me rezultat 3:1. Futbollistët e Trepçës’89 krijuan epërsi prej dy golash në pjesën e parë. Rezultatin e zhbllokoi Adeleke Akiynemi, në minutën e ’40 kur shënoi me kokë pas harkimit të Potokut.

Vetëm dy minuta më vonë vendasit e shtuan epërsinë me golin e Mërgim Pefqelit nga distanca pas asistimit të Shpëtim Idrizit. Mitrovicasit e nisën më mirë edhe pjesën e dytë, kur shënuan golin e tretë në minutën e ’50 me autor sërish Adeleke Akinyemi. Ndërkohë, Gjilani nuk arriti më shumë se sa ta shënojë golin e nderit në minutën e ’60, për ta vendosur rezultatin përfundimtar, 3:1/FFK

S'KA KOMENTE

Comments are closed.