Futboll femra/ Apolonia fiton turneun “Vllaznimi Cup”

0
SHPËRNDAJE
Loading...

“Rruga e gjatë drejt suksesit”

Kështu e kanë titulluar vetë vajzat e klubit të futbollit të femrave Apolonia Fier, suksesin e arritur në turneun e përvitshëm “Vllaznimi Cup” që hyri në edicionin e tij të 11-të, organizuar në mënyrë shembullore nga shoqata “Vllaznimi” me qendër në Durrës.

11403111_498190530344700_8674817897187310513_n
Apolonia femrat

Meritë në këtë sukses pa dyshim kanë vajzat që kanë dhënë maksimumin në lojë por edhe trajneri i tyre i palodhur Arben Ymeraj që në pak kohë ka arritur të ndërtojë diçka të bukur nga hiçgjëja. Apolonia mundi në gjysëmfinale Dajtin 1-0 me golin e Gleona Taullajt, kapitene e ekipit për të mbërritur te finalja e madhe ndaj ekipit të fortë dhe me përvojë të Kinostudios.

Edhe këtu vendosi një gol i vetëm, goli i Vanesa Levendit që i dha vendin e parë vajzave të Apolonisë në një ndeshje të vështirë ku edhe Kinostudio luftoi fort deri në fund për të përmbysur rezultatin pa ja arritur dot. Përfundimisht 1-0 dhe është emri i Apolonisë ai që shkruhet në librin e artë të fituesve të “Vllaznimi Cup” për edicionin 2015.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.