Futboll Femra, gati supersfida Vllaznia-Kinostudio

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Vllaznia në Futboll për Femra është gati për supersfidën me Kinostudion. Kampionati Kombëtar i Futbollit të Femrave ndryshe nga vitet e kaluara ku Vllaznia ishte skuadra lider absolute dhe gjithnjë ekipi për t’u mundur, këtë vit pritet që ky kampionat të ketë më shumë rivalitet.

Edhe vitet e kaluara është menduar që të ndërtohen ekipe për të rivalizuar Vllazninë por nuk ia kanë arritur qëllimit. Kësaj here një gjë të tillë do ta provojë skuadra e Kinostudios, ekip që ka në përbërje disa sportiste kosovare, por ka mbledhur futbolliste edhe nga ekipe të tjera për të ndalur vajzat kuqeblu.

Kështu me ekipin e Kinostudios nga Vllaznia i janë bashkuar Erida Bajrakurtaj, Greta Lazri dhe Desantila Hoxha përpos edhe lojtareve të tjera. Në këtë mënyrë në ndeshjen që do të luhet ditën e shtunë në ora 10:00 në fushën sportive “Reshit Rusi” në Shkodër në kuadër të javës së tretë të Kampionatit Kombëtar pritet që të jetë një sfidë e fortë mes këtyre dy skuadrave.

Natyrisht që Vllaznia nga ana e saj ka në objektiv vetëm fitoren dhe nuk diskuton asnjë rezultat tjetër për të vijuar si gjithnjë marshimin e vetme në krye të renditjes. Nga ana e saj Kinostudio vjen në Shkodër me objektiva të mëdha duke synuar fitoren apo për ta ndalur Vllazninë në një barazim që do të ishte surprizues.

Kjo ndeshje mes Vllaznisë dhe Kinostudios është një ftesë e hapur edhe për të gjithë tifozët për të qenë të pranishëm dhe për të ndjekur një sfidë plot rivalitet e cila gjatë 90 minutave pritet që të mbart emocione. Kjo edhe për faktin se në radhët e Kinostudios janë tre shkodranet Bajrakurtaj, Lazri dhe Hoxha që vijnë sërish në Shkodër por me një objektiv tjetër për të thyer ish-ekipin me të cilin fituan shumë trofe në karrierën e tyre.

minuta90.com ka qenë gjithmonë mbështetëse e veçantë e Futbollit të Femrave në Shqipëri dhe do të vijojë të jetë, por ama stafi jonë ju thekson diçka të sigurt për ju: Vllaznia-Kinostudio është një ndeshje ku spektakli është i garantuar. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.