Futboll Femra / Kapitenia Uendi Muja: Miqësorja shumë e rëndësishme për të njohur njëra-tjetrën

0
SHPËRNDAJE

Futboll Femra / Kombëtarja e femrave të 19-vjecareve ka nisur përgatitjet në Durrës për miqësoren me Malin e Zi që do të zhvillohet me datë 1 mars në Fier. Nën drejtimin e trajnerit Nevil Dede, vajzat shpresojnë që të njihen më shumë me njëra-tjetrën, për eliminatoret e europianit, që do të zhvillohen në tetor në Shqipëri, kundër Spanjës, Ukrainës dhe Azerbajxhanit.

Për kapiteten e skuadrës, Uendi Muja, një miqësore si kjo me Malin e Zi është e rëndësishme mbi të gjitha që vajzat të njihen me njëra-tjetrën.

Sulmuesja e Vllaznisë mendon se pikërisht sulmi është pika më e fortë e Kombëtares së 19-vjecareve dhe në këtë ndeshje skuadra do të përpiqet të shfaqë karakteristikat më të mira të saj duke synuar gjithashtu dhe përmirësimin e mbrojtjes.

Miqësore apo jo, në futboll dëshira është gjithmonë, fitorja.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU