Futboll Femra / Vllaznia do ndeshet me Paok-un dhe Beshiktash-in

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Në prag të ndeshjeve të Champions League, kampionia e Shqipërisë në futboll për femra, Vllaznia e Shkodrës, sot paradite është nisur drejt Greqisë për të marrë pjesë në një turne të rëndësishëm futbolli me pjesëmarrjen e ekipeve kampione të Ballkanit. Sipas shortit paraprak të hedhur nga organizatorët, kampionet kuqezi do të jenë në të njëjtin grup me skuadrën kampione të Greqisë, PAOK, dhe atë të Turqisë, Besiktas.

Një pjesëmarrje e tillë në këtë turne, që do të zhvillohet në qytetin Alexandropoulis, do t’u shërbejë jo pak vajzave të këtij ekipi, por edhe stafit teknik. Përpara nisjes për në Greqi, me ekipin shkodran janë bashkuar edhe tri blerje të reja, të mundësuara nga presidenti Lazer Matija. Njëra prej tyre është kapitenia e ekipit tonë kombëtar, Albina Rrahmani, ndërsa dy të tjerat vijnë nga Mali i Zi.

Njëra prej tyre, Darija Xhukiç, është pjesë e kombëtares malazeze të futbollit, ndërsa tjetra, Jadranka Paviçeviç, në sezonin e fundit ka qenë pjesë e ekipi serb Masinac dhe, po ashtu, është edhe anëtare e ekipit kombëtar malazez. Me këto përforcime, natyrisht që Vllaznia jo vetëm do të tentojë të bëjë një paraqitje të mirë në turneun ballkanik, që do zhvillohet në Greqi, por edhe në Ligën e Kampioneve, ku do të synohet arritja e rezultatit historik, kalimit të turit të parë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.