Futbolli australian në zi. Djali vret me thikë trajnerin Phil Walsh

0
SHPËRNDAJE

imageSport Bota/ Futbolli australian ndodhet nën “shock”. Trajneri i Adeilade Crows, Phil Walsh është gjendur i vdekur. I vrarë nga disa goditje me thikë. Tragjedia për 55-vjeçarin, që ishte i dashur nga të gjithë tifozët australianë, duket se është akoma më e rëndë. Mësohet se trajneri Walsh është vrarë nga i biri i tij, që e ka goditur disa herë me thikën e kuzhinës nga i biri i tij 26 vjeçar, Cy, që ka plagosur edhe të ëmën e tij,me cila më pas ështe dërguar menjëherë në spital me disa plagë të lehta, ku ndodhet jashtë rrezikur për jetën. Pas një telefonate, policia ka ndërhyrë në banesën e tyre rreth orës dy te natës, ku ka gjetur një thikë të gjakosur pranë 26 vjeçarit.

imagePasi arrestoi djalin e trajnerit që mbeti i vrarë, Walsh, policia e dërgoi të riun në qëndrën spitalore për një vlerësim të psikiatrit. Pas kësaj ngjarje, ekipi i Adelaide Crows që do të luante të dielën përballë Geelong, e ka anulluar menjëherë këte ndeshje. Ndërkohë që qindra tifozë janë mbledhur përpara stadiumit “AAMI Stadium” për t’i bërë homazhe trajnerit aq të dashur për ta. Ndërkohë që edhe faqa zyrtare e klubit australian në Twitter e ka bëre publik lajmin për vdekjen e trajnerit të tyre

S'KA KOMENTE

Comments are closed.