Futbolli italian rikthen shpenzimet rekord, por edhe…yjet

0
SHPËRNDAJE

seriE besoni apo jo, kohët e krizës për Serië A ngjajnë vite larg. Klubet italiane kthehen me shpenzimet e milionave, madje shumë më tepër sesa La Liga, Bundesliga, apo Ligue 1 në Francë. Një e dhënë evidente pas mbylljes së merkatos, duke pasur parasysh shumat e ulëta të viteve të fundit, teksa mjafton të përmendet se në 2014-n, italianët nuk kishin kaluar tavanin e 335 milionë eurove, ndërsa tani është shkuar gati te dyfishi.
Mbi të gjitha në futbollin italian janë rikthyer yjet, gjithmonë nëse të tillë mund të quhen Bacca, Mandzukiç, Kondogbia, apo Dzeko. 608 milionë është shifra totale e shpenzuar nga klubet e Serisë A, kundrejt 570 milionë të kampionatit spanjoll, rreth 400 milionë të gjermanëve dhe 215 milionë të francezëve. Megjithatë, kjo nuk është asgjë, nëse do të krahasohej me shpenzimet e bëra në Angli që i afrohet miliardit, veçanërisht me City, që ka derdhur 210 milionë.
Skuadra italiane që ka shpenzuar më shumë në këtë merkato është Juventusi, që ka ndryshuar gati tërësisht kontigjentin e lojtarëve, falë një shume prej 127 milionë eurosh, ku veçohen 32 për Dybala, 26 për Alex Sandro, 19 për Mandzukiç, apo 11 për Hernanes. Në vend të dytë renditet Interi i Mançinit, me rreth 100 milionë, duke paraprirë Milanin e ndalur në 90 milionë, ndërsa Roma, skuadra tjetër e Champions League, është në kuotën e 50 milionëve. Faktikisht, për këtë ndikon fakti se shumicën e lojtarëve si Salah, Dzeko, apo Dinje i ka marrë thjesht me formulën e huazimit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.