Futbolli në “zi”, humb jetën lojtari brazilian

0
SHPËRNDAJE

Një tjetër tragjedi trondit botën e futbollit dhe sportit. Shkak për këtë gjë është bërë vdekja e një futbollist 17 vjeçar brazilian, Leonardo de Paula Oliveira i cili aktivizohej me ekiin i Inter de Lages. Mbrojtësi gjeti vdekjen pasi përplasi kokën gjatë ndeshjes me skuadrën e Metropolitano de Blumenau, e vlefshme për kampionatin Under 20 në Santa Catarina.
image
Pavarësisht se u transportua me shpejtësi në spitalin Santa Isabel, ai ndërroi jetë në orët e para të së dielës, teksa nuk arriti dot të shpëtojë edhe pas ndërhyrjes kirurgjikale. Patrick Cruz, president i Inter de Lages tha pas vdekjes së tij, “Jemi shumë të trishtuar. Ishte një djalë i rritur nga ne. Është një tragjedi e madhe”-ishin fjalët e presidentit Cruz.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.