Futbolli në “zi”. Humb jetën në fushë i riu

0
SHPËRNDAJE

Një futbollist i ri ka ndërruar jetë sërisht në fushën e lojës. Bëhet fjalë për lojtarin, Junior Dian, i cili ndërroi jetë pas një kolapsi që pësoi në ndeshjen Tonbridge Angels – Whyteleafe.
Lojtari Junior Dian, 23-vjeç ishte në provë tek ekipi i Tonbridge Angels, skuadër nga Ryman Premier League, kur humbi ndjenjat gjatë pjesës së dytë dhe u rrëzua në fushën e lojës të martën. Fatkeqësisht, Dian u shpall i vdekur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.
image
“Ky është një lajm i rëndë dhe ngushëllimi i vetëm është se Junior e humbi jetën duke bërë diçka që e donte shumë”, u shpreh presidenti i Tonbridge, Steve Churcher.

“Mbështetja dhe ngushëllimet tona janë me familjen e tij”, thuhej në vazhdim të deklaratës së publikuar në faqen zyrtare të klubit.

Tonbridge Angels, është skuadër nga liga e shtatë në Angli

S'KA KOMENTE

Comments are closed.