Futbollisti i Burrelit shoqërohet në polici

0
SHPËRNDAJE

Portali informues Star Plus bën të ditur se sulmuesi i Burrelit, Edison Puka, është shoqëruar në rajonin e policisë së Shkodrës ditën e djeshme teksa luhej në fushën “Reshit Rusi” takimi midise Adës dhe Burrelit, që përfundoi me fitoren e velipojakëve 2-0.

Mësohet se ajo çfarë ka ndodhur ka qenë se futbollisti Puka, pasi është nxjerrë nga loja me kartonin e kuq nga gjyqtari i ndeshjes, ka dëmtuar ambjentet e brendshme të dhomave të zhveshjes si dhe ka kundërshtuar policët që kanë qenë të pranishëm aty dhe që i kanë kërkuar të qetësohet. Duke parë veprimet e futbollistit në fjalë, efektivët e policisë nuk kanë patur zgjidhje tjetër veçse të shoqërojne në rajon futbollistin shkodran të Burrelit që më parë ka veshur edhe fanellën e Adës së Velipojës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.