Futbollisti shqiptar i U21 kryen vizitat mjekësore tek Lazio

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Strakosha
Lazio e ka zyrtarizuar rikthimin e portierit të Kombëtares së Shqipërisë U-21, Thomas Strakosha, pas huazimit në Serie B tek skuadra e Salernitana.

Në ditën e dytë të vizitave mjekësore të ekipit kryeqytetit italian janë paraqitur disa futbollistë, mes tyre edhe portieri i ri shqiptar.

Eddy Onazi,Milinkovic-Saviç, Franjo Prçe, Thomas Strakosha, Chris Oikonomidis, Dusan Basta, Filip Djordjevic, Wesley Hoedt dhe përgatitësi i portierëve Adalberto Grigioni, kanë kaluar me sukses kontrollet mjekësore.

Mbetet për t’u parë, nëse portieri i Kombëtares U-21 do të qëndrojë te Lazio, apo klubi italian do ta huazojë sërish për t’i dhënë mundësinë të aktivizohet rregullisht në fushë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.