Futbollisti shqiptar prezantohet te Mainz 05

0
SHPËRNDAJE

13567289_844979712303356_6781644144140869132_nNjëri nga talentet më të mëdhenj të Kosovës, Besar Halimi është prezantuar tek skuadra e tij e re. Talenti gjilanas iu është bashkuar vitin e kaluar Mainzit nga Stuttgart Kickers, por ishte i huazuar tek FSV Frankfurt për një vit.

Pas suksesit tek FSV Frankfurt, duke shënuar gola të rëndësishëm dhe asistime, ai është prezantuar tek Mainz. Ka qenë pikërisht skuadra e njohur gjermane që i ka uruar mirëse-ardhje Besarit, duke publikuar foton në faqen e tyre zyrtare.

22-vjeçari do të luaj këtë edicion në Bundesligë me Mainzin, skuadër e cila ka qenë befasi e këndshme duke siguruar edhe Ligën e Evropës. Aktivizimi në elitën e futbollit gjerman i Besar Halimit, është lajm i mirë edhe për Përfaqësuesen e Kosovës, pasi gjilanasi është pjesë e rëndësishme e saj. /Telegrafi/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.