Futsal/ Kosovë – Shqipëri 3-2

0
SHPËRNDAJE

Ekipi përfaqësues i Kosovës mundi pa shumë vështirësi Shqipërinë me rezultatin 3-2 në ndeshjen miqësore të futbollit në sallë, miqësore që u zhvillua në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Kosova arriti të dominojë ndeshjen duke kryesuar deri në 3-0 por në fund Shqipëria shënoi dy gola të shpejtë duke ngushtuar rezultatin por pa ja rrezikuar fitoren shqiptarëve të përtej kufirit. Për fanellën e Shqipërisë luajtën në këtë takim katër shqiptarë nga Kosova. Kjo ndeshje ishte organizuar në kuadër të përgatitjeve për eliminatoret e Kampionatit Botëror të Futbollit në sallë.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.