G.Muca: Në Ballsh shkojmë me qëllim të qartë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Gentjan MucaGentjan Muca përpara mediave ka folur për sfidën ndaj Bylisit. Lojtari që më parë është aktivizuar me skuadrën nga Ballshi ka folur për momentin e vështirë që ka kaluar pas interventit kirurgjikal, gjithashtu edhe për rëndësinë e ndeshjes në Ballsh:

Gentian Muça
Gentian Muça

“Edhe pse kam munguar, nuk kam qenë kurrë larg Tiranës dhe as Tirana larg meje. Kam pasur mbështetjen e të gjithëve pa përjashtim, klubit, stafit dhe shokëve të ekipit. E lehtë nuk ka qenë, pasi dihet që dëmtimet kanë pasoja. Ndeshja me Bylisin është shumë e rëndësishme për ne, për vetë objektivat që kemi. Pastaj, dihet që kundërshtari është tejet i mobilizuar, pasi rrezikon mbijetesën, ndaj parashikojmë një takim të luftuar. Por kjo nuk na intereson, pasi ne në Ballsh shkojmë vetëm për tre pikët. Unë kam qenë një ndër personat që e ka ndjerë më shumë bojkotin e tifozëve, madje kam qenë midis dy zjarreve. Pasi i kuptoj edhe ata shumë mirë. Por gëzohem që tashmë ka një marrëveshje, dhe për më tepër rikthimi i tyre vjen para një dueli kaq delikat. Prania e tyre, shpresoj që të shoqërohet edhe me një fitore të bukur. Na duhet të fitojmë për të realizuar objektivat që kemi. Është e vërtetë që në këtë moment kemi një ekip më të kompletuar me disa rikthime, megjithatë unë gjej rastin të falenderoj Deliajn dhe të rinjtë e tjerë që kanë kontribuar gjatë kësaj periudhe. Kam besim se do ja dalim”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.