G. Xhaka dhuron 15 mijë euro për Vllaznimin, bën shqiponjën

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Granit Xhaka ka dhuruar 15 mijë euro për skuadrën gjakovare të futbollit, Vllaznimi. Gjithçka është kryer përmes një ceremonie në stadiumin e qytetit të Gjakovës, ku futbollisti me origjinë shqiptare ka bërë ndarjen e donacionit. Në stadium ishin mbledhur një numër i konsiderueshëm i tifozëve të cilët me duartrokitje dhe thirrje e kanë falënderuar Xhakën.

grXhakaNdërkohë që ishin të pranishëm edhe pjesëtarë të familjes Xhaka, me në krye të atin e Granitit, Ragipin, i cili është shprehur: “Vllaznimi, siç ka qenë, edhe do të rikthehet në superligë, ne e duam me zemër Vllaznimin dhe do ta përkrahim gjithmonë”. Ndërsa, vetë Graniti ishte modest në përshëndetjen e tij, dhe me pak fjalë është shprehur: “Ju duam shumë dhe shumë faleminderit për mikëpritjen”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.