Garë e fortë për stolin e Shpresave

0
SHPËRNDAJE
Loading...

u21 modul

Kush do të jetë trajneri i ri i Shqipërisë U21? Edhe ai që do ta caktojë, ndoshta nuk e ka ndarë mendjen përfundimisht.

Pasardhësi i Redi Jupit do të zgjidhet nga numri 1 i Federatës Shqiptare të Futbollit, ndërsa loja e kandidaturave vazhdon. Kandidati kryesor fillimisht ishte Alban Bushi, menaxheri i Kombëtares, por gara nuk mund të quhet as e mbyllur, dhe as e vendosur.

Burime të sigurta të minuta90.com pranë presidentit Duka bëjnë me dije se përveç Bushit dhe ish-sulmuesit tjetër të kombëtares, Erion Bogdani, konkurrent i fortë është shfaqur trajneri i Shqipërisë U17, Xhemal Mustendanagiç. Boshnjaku punon prej vitesh me ekipet kombëtare të moshave, dhe vlerësohet si një nga specialistët më të përshtatshëm për stolin e Shpresave.

Gjithsesi, ka edhe një tendencë tjetër. Duka kërkon që ekipet përfaqësuese të kenë një filozofi të përbashkët, që nga U15-ta deri tek U21.

Dy trajnerë italianë janë po ashtu në shqyrtim nga presidenti, teksa nuk bëhen me dijë emrat e tyre. Aktualisht, boshti është pikërisht italian, me dyshen De Biassi-Tramezzani në Kombëtare, Alessandro Reçentti tek U15-ta dhe vetë Tramezzani si përgjegjës të ekipeve përfaqësuese në FSHF. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.