Gashi rindez oreksin e gjigantëve, vjen oferta nga Gjermania

0
SHPËRNDAJE

U desh ta shkundte një herë rrjetën për këtë sezon që menjëherë për Shkëlzen Gashin të riniste ardhja e ofertave. Me golat dhe paraqitjet e tij në klubin ku luan, Bazeli, ai ka bërë për vete jo vetëm tifozët e kampionëve helvetë, por edhe klube të huaja. Më e fundit është Shalke 04 e Bundesligës gjermane. Sipas medias zvicerane, konkretisht “fussballinfos.ch”, skuadra e njohur gjermane ka bërë një ofertë prej 8 milionë eurosh për sulmuesin e kombëtares shqiptare. Kjo shumë është vendosur në tavolinë të bisedimeve me Bazelin për të marrë shërbimet e lojtarit. Ndërkohë që reziston klubi kampion i Zvicrës, që deri më tani nuk ka dhënë shenja se do të privohet nga ylli i tij.

shGSikurse dihet, Shkëlzen Gashi ka kontratë me kampionët zviceranë deri në vitin 2018. Ai iu bashkua një vit më parë Bazelit, me të cilin doli shënuesi më i mirë dhe fitoi titullin kampion në shtetin helvet. Edhe kampionatin e ri zviceran, që ka luajtur dy javët e para, e ka nisur me gol sulmuesi shqiptar. Ai vjet e mbylli si golashënuesi më i mirë në Zvicër, ndërkohë që shënoi plot 22 gola. Një edicion më parë, si pjesë e Grasshopersit, lojtari i kombëtares shqiptare do të regjistronte 19 gola të shënuar. Pra, nga viti në vit, Shkëlzen Gashi është kthyer në “makineri golash”. .

S'KA KOMENTE

Comments are closed.