Çfarë goli për Gashin! I hap rrugën Bazelit (VIDEO)

0
SHPËRNDAJE
Loading...

gasShkëlzen Gashi është kthyer të jetë titullar dhe rezultatv para portës kundërshtare, teksa ka realizuar gol në ndeshjen e javës së 7-të ndaj Zyrihut, një lloj “derbi” ndaj Xhimshitit dhe Sadikut (i aktivizuar në të 73′). Ishte minuta e 70, kur kojtari i Kombëtares shqiptare arriti të çajë mes dy lojtarëve, duke hyrë në zonë dhe mposhtur portierin kundërshtar.

Një gol që ishte i treti në këtë sezon për shënuesin shqiptar dhe që çliroi së pari vetë Gashin, pas një periudhe të vështirë, të përbërë nga shumë qëndrime në stol. Por i dha mundësinë edhe Bazelit të prishte ekuilibrin 1-1, në të cilin ishte vendosur ndeshja, e fituar përfundimisht me shifrat 3-1.

Nga minuta e parë ka luajtur edhe Taulant Xhaka për Bazelin, ashtu si edhe Xhimshiti në radhët e Zyrihut, ku mungonte Kukeli i pezulluar. Në ndeshjen tjetër të javës, kosovari-zvicerani Trashaj ka kontirbuar për Grasshopersin ndaj Jong Bojsit, në fitoren 3-2. Grasshopersi vazhdon të jetë ndjekësi i vetëm i Bazelit, që kryeson me pikë të plota.

 

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.