Gashi, debutim me humbje në “MLS”

0
SHPËRNDAJE

Shkëlzen Gashi
Shkëlzen Gashi

Legjionarët/ Nuk ka qenë ndër më të mirat debutimi i Shkëlzern Gashit në kampionatin amerikan të futbollit, “Major Soccer League”. Sulmuesi i Kombëtares kuqezi luajti si titullar në ndeshjen hapëse të “MLS”, por Colorado e ka nisur me humbje sezonin e ri. Ekipi ku luan edhe sulmuesi shqiptar u mposht në tranfertë me San Jose Earthquakes me rezultatin 1-0. Një ndeshje e hapur, por Gashi zhvillon një ndeshje nën nivelin e asaj që jemi mësuar t’a shohim gjithmonë. Ai u zëvëndësua nga trajneri i tij duke mos lënë një shije të mirë në ndeshjen e tij të parë në kampionatin e futbollit amerikan.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.