Gashi dhe reagimet pas penalltisë së humbur

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Shkëlzen Gashi
Shkëlzen Gashi

Shkelzen Gashi humbi rastin e arte per ta cuar ne dy numrin e golave te shenuar deri me tani per Colorado Rapids ne kampionatin amerikan te futbollit (MLS), pasi ne ndeshjen e fundit te fituar 3-1 ndaj Seattle humbi nje 11 metersh. Por ajo qe zgjoi me shume polemika nuk ishte shperdorimi i penalltise por zenka mes Gashit dhe Jones, pasi te dy insistuan per te goditur topin nga pika e bardhe. Ne fund, ishte Gashi qe nuk leshoi pe dhe me pas ndodhi ajo qe ndodhi.

Per fat humbja e penalltise nuk e ndryshoi fatin e ndeshjes pasi Rapids fitoi me merite   3-1, me golin e pare te shenuar nga Jones me koke pikerisht pas nje harkimi te sakte nga Gashi. E per fat, tifozet amerikane ne pergjithesi nuk jane aq gjaknxehte sa europianet apo amerikano-latinet, dhe mesa duket ata vazhdojne ta duan lojtarin shqiptar qe sipas tyre sa vjen e permiresohet.

Ne Amerike vleresohen shume te gjitha karakteristikat e lojtarit ne fushe, sa vrapon, saktesia ne pasime, rastet e krijuara, topat e fituar ne dyluftime me kundershtarin e te tjera si keto. Pra, goli nuk eshte njesia e vetme matese sic ndodh ne shume kampionate te tjere.

13092054_1728310287447914_4683745940448060587_n
Momenti i penalltise se humbur

Natyrisht qe tifozet e Rapids nuk jane treguar aspak te ashper me Gashin te ndikuar edhe nga ecuria e shkelqyer e ekipit, i cili vetem nje vit me pare ishte nder me te dobetit e liges. Shume shpejt pritet qe ne porten e Rapids te mberrije edhe portieri Tim Howard, duke e bere kete ekip konkurrues sivjet.

Por Gashi eshte bere nje personazh i dashur nga tifozet e Rapids dhe kritikat per te kane qene deri tani te pakta. Ne stadium po verehet edhe prania e flamurit shqiptar, ndersa kerkesat per autografe e foto me futbollistin e Kombetares sone jane te shumta. Let’s go Gashi (Para Gashi)!

S'KA KOMENTE

Comments are closed.