“Gashi është maskarai më i madh”

0
SHPËRNDAJE

Shkelzen Gashi kur luante me Belinzonen ne vitin 2008

“Shkëlzen Gashi është maskarai më i madh!”. është kjo fraza e dalë nga Jérôme Thiesson, mbrojtësi i Luzernës që do të ndeshet pikërisht me Bazelin e Gashit, në sfidën e vlefshme për javën e katërt të Superligës zvicerane. Megjithatë duket se ka qenë një deklaratë e bërë me shaka, pasi dy lojtarët të cilët do të jenë përballë njëri-tjetrit, në të vërtetë janë miq të ngushtë.

Thieson
Bëhet fjalë për një miqësi të lindur që kur të dy luanin në radhët e Belinzonës, nga viti 2008 deri në 2010-n. Kështu, me pak fjalë, Thieson i ka lëshuar në një farë mënyre sfidën duke e “inatosur” sulmuesin e Kombëtares kuqezi, para përballjes në fushën e lojës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.