Gashi më pranë largimit nga Basel?

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Duket që Shkëlzen Gashi, fitues i dy “Këpucëve të Arta” të Zvicrës, nuk është në rregull te Basel. Gazeta “Blick” e trajton gjendjen e Gashit duke theksuar momentet e shfaqura në ndeshjen e fundit ku shqiptari pati një konfrontim me të sapoardhurin nga Australia, austriakun Mark Janko se kush do ta gjuante penalltinë ndaj Thun.

“Të gjitha shenjat të lënë të kuptosh për një lamtumirë,” – thotë “Blick”. “Në fillim penalltia e më pas gjesti pas golit lanë një përshtypje negative. Diçka nuk shkon”

029587880 (1)
Gashi nuk lë Jankon të gjuajë penalltinë ndaj Thun

“Në ndeshjen ndaj Thun Gashi ishte në stol por pak minuta pasi hyri në lojë, rrëmbeu menjëhere topin për të gjuajtur një penallti të dhënë nga gjyqtari Bieri. Por pasi kishte gabuar keqaz penalltinë në Poloni në Ligën e Kampionëve kundër Lech Poznan, pritej që penalltitë të gjuheshin nga Janko.

Edhe këte radhë Gashi gaboi nga pika e bardhë, por u tregua i shkathët duke e çuar topin në rrjetë pas grushtimit të portierit.

Gjithsesi hierarkia e goditësit të penalltive nuk është e përcaktuar qartë nga trajneri Fischer, por ajo që shqetëson më tepër stafin e Basel është reagimi i Gashit pas golit. Një gjë është e qartë, se Gashi nuk është i kënaqur me kohën që po kalon në stol. Hamburg po troket te dera,” – përfundon “Blick”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.