Gashi nuk arrin të lërë gjurmë në barazimin e Basel

0
SHPËRNDAJE
Loading...

shGashiShkëlzen Gashi me skuadrën e tij Basel është përballur sot në turin playoff të Champions League me izraelitët e Maccabi Tel Aviv. Ndeshja ka përfunduar me një barazim 2-2, rezultat i cili favorizon miqtë në kuadër të ndeshjes së kthimit. Gashi e ka nisur ndeshjen nga stoli dhe është aktivizuar në minutën e 15-të të takimit si pasojë e një dëmtimi të shokut të tij të skuadrës Janko. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare në këtë fillim sezoni e ka humbur vendin e titullarit në skuadër dhe nuk po arrin të jetë vendimtar si në sezonin e kaluar ku ishte një nga protagonistët e skuadrës së tij. Baseli arriti të përmbyste disavantazhin e një goli por Maccabi Tel Aviv arriti të barazonte në minutat e fundit të takimit. Gashi edhe pse në lojë për më shumë se 75 minuta nuk arriti të linte gjurmë në këtë takim. Ndërkohë futbollisti tjetër i kombëtares Taulant Xhaka ishte i pezulluar për këtë takim pasi u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen kundër Lech Poznan.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.