Gashi: Refuzova Zvicrën dhe nuk jam penduar

0
SHPËRNDAJE

USATSI_9144806I rekrutuari i fundit i Colorado Rapids, Shkëlzen Gashi ka folur gjerë e gjatë me mediat amerikane në prag të nisjes së kampionatit amerikan (MLS). Ndër të tjera, në intervistën e dhënë, Gashi flet edhe për momentin kur zgjodhi të luajë për Shqipërinë.

“U ula të bisedoj me trajnerin Ottmar Hitzfield për të ardhmen. Kisha luajtur për ekipet e moshave të Zvicrës U-17, U-19, U-21 dhe nuk ishte e lehtë. Kisha mundësi të luaja si për Zvicren ashtu dhe për Shqipërinë. Në fund, zgjodha Shqipërinë,” – tha Gashi.

Më parë Gashi foli për arsyet që e cuan te Colorado duke shpjeguar se nuk ishte në të njëjtën linjë me emrat e mëdhenj si Kaka, Lampard, Pirlo e Gerrard që vijnë në Amerikë për të mbyllur aty karrierën.

“Jo, erdha pasi studiova qëllimet dhe objektivat e së ardhmes së klubit dhe të Ligës këtu. Drejtori dhe trajneri më bindën.” Duken se ky klub i përshtatet profilit të Gashit. “Kam luajtur në cdo pozicion, përvec se portier. Por më pëlqen të jem përpara në sulm.”

“Për sa i përket Kombëtares, nuk jam penduar aspak dhe mezi pres të luaj në Europian këtë verë për Shqipërinë,” – thotë Gashi për temën e Kombëtares. “Ishte dicka e madhe kualifikimi por akoma më shumë momenti kur u takuam me fansat tanë. Të gjithë, i madh e i vogël i kishin sytë me lotë gëzimi. Fantastike.”

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.