Gashi riaftësohet në kohë, por nuk mjafton për Koloradon

0
SHPËRNDAJE

SP07SOCRAPIDS_1JX0709

Luftoi me të gjithë forcat Shkëlzen Gashi që të riaftësohej në kohë rekord për Colorado Rapids dhe si përfundim ia doli mbanë. Por fatkeqësisht, megjithë praninë e shqiptarit në fushë, skuadra nga Denveri nuk arriti të shmangë humbjen 2-1 në finalen e parë të Konferencës së Perëndimit të Major League Soccer, në transfertë kundër Siatëll Saundërs.

Gashi luajti si titullar, duke qëndruar në fushë madje deri në minutën e 78′ të lojës, edhe pse vinte nga dëmtimi. Megjithatë, kaq nuk mjaftoi që ai të ndihmonte dot ekipin e tij qoftë edhe me një gol. Kolorado ishte skuadra e parë që kaloi në avantazh me anë të Dojl, në golin e të cilit mori pjesë në një farë mënyre edhe Gashi, përmes një finte me të cilën i la topin pikërisht shokut të skuadrës, që e dërgoi në rrjetë edhe falë një devijimi. Siatëll barazoi shpejt me Morris brenda pjesës së parë, ndërsa ishte një penallti e Lodeiros në pjesën e dytë ajo që përmbysi rezultatin. Gashi pati shansin e barazimit të mundshëm 2-2, pesë minuta përpara se të dilte nga loja, por gjuajtja e tij përfundoi jashtë.

Sidoqoftë, Kolorado ka ende shpresa për titullin e kampionit në Konferencën e Perëndimit, përderisa luan ndeshjen e kthimit të dielën në fushën e vet, dhe do t’i mjafonte një fitore minimale 1-0 për të festuar.

Ndërkohë që më pas do të ishte në garë edhe për trofeun e madh të kampionatit amerikan të futbollit, për të cilin ndeshen skuadrat fituese të dy Konferencave. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.